Basha premton nga Devolli 100 milionë euro subvencione për fermerët shqiptarë

6 Korrik 2020 | 10:15

Kryedemokrati Lulzim Basha e pati ndalesën e radhës në Devoll, ku u takua me fermerët e zonës dhe u njoh nga afër me shqetësimet e tyre.

Ndërsa denoncoi “dëshpërimin” që sipas Bashës kishte përfshirë fermerët e detyruar të hidhnin produktet e tyre për shkak të mungesës së tregut, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, premtoi 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë.

“50 milionë euro do të investohen çdo vit për infrastrukturën bujqësore. Do të heqim taksën “Rama” për naftën që është haraç i rëndë për fermerët,” raportoi zyra e shtypit të z. Basha.

PD theksoi shqetësimet kryesore të fermerëve të Devollit lidhur me koston e lartë të prodhimit dhe mbështetjen e pakët nga shteti.

Opozitari gjithashtu denoncoi premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama lidhur me çmimin e diferencuar të karburanteve në bujqësi dhe ujit për vaditje.

“Fermerët në Devoll më kërkuan t’i ndihmojmë për ndërtimin e frigoriferëve të përbashkët. Ekspertët tanë do të ulen të shikojnë dhe të bisedojnë me ta, për të parë praktikat më të mira të mbështetjes për këtë infrastrukturë,” u shpreh z. Basha.

“Ne nuk premtojmë mrekulli, por normalitet. Me subvencione direkte për fermerët, në bazë të prodhimit, me investime në infrastrukturën rurale dhe me hapjen e aksesit në tregje, ne do të bëjmë gjithçka që prodhimi vendas të jetë i pakonkurreshëm nga eksportet sa u përket kostove, dhe do të mundësojmë eksportin e tyre,” shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026