A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit? Sondazhi në Euronews Albania
Ngjarja e ndodhur 1 javë më parë në plazhin e Potamit, në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën e përplasur nga skafi i drejtuar nga një efektiv policinë tronditi opinionin publik dhe ngriti sërish pyetjen: A duhen lejuar këto mjete në plazhet e vendit?
Tragjedia e rëndë pasoi me një lumë reagimesh nga publiku dhe figura të njohura të politikës dhe medias, që shprehën indinjatën për ngjarjen, e rëndë dy-fish pasi u krye nga një efektiv i policisë së shtetit, i cili në vend të ishte shembull i zbatimit të ligjit për qytetarët, e shkeli atë me të dyja këmbët duke i marrë jetën një fëmije.
Pas ngjarjes edhe policia reagoi menjëherë duke nisur një aksion nga Ksamili në Velipojë për të kontrolluar dhe në shumë raste për të bllokuar mjetet lundruese me ose pa dokumentacioni përkatës, çka solli protesta të pronarëve të mjeteve lundruese.
Ata kërkuan të mos penalizohen të gjithë për një aksident, por të lejohen të vijojë veprimtarinë ato mjete lundruese që operojnë në përputhje me rregullat dhe ligjin.
Por a do të mjaftonte kjo për të shmangur një tragjedi tjetër në plazhet shqiptare?
Euronews Albania hap nga kjo e martë një sondazh me pyetjen: A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit në plazhet e Shqipërisë? Secili mund të ndajë opinioni e tij me ne dhe publikun.
[yop_poll]
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme