Nis transporti urban, pasagjerët ankohen për mos respektim të rregullave
Pas katër muajsh të mbyllur prej COVID-19 transporti urban ka nisur shërbimin për të gjithë qytetarët, të cilët kanë si detyrim mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike. Megjithatë kjo e fundit duket pak e vështirë për t’u respektuar.
Nga një vëzhgim që Euronews Albania bëri në disa stacione autobusësh vuri re, se pjesa më e konsiderueshme e qytetarëve ishin të pajisur me maskë, por kishte edhe raste përjashtuese. Mos mbajtja e maskës mund t’i penalizojë këta qytetarë me gjoba nga Inspektorët.
Edhe pse në ditën e parë fluksi i qytetarëve të cilët përdorën shërbimin urban ishte më i ulët se në muajt e para covid-19, sërish u vu re se distanca fizike nuk ruhej gjithmonë, sidomos kur udhëtarët zbresin nga autobusi
“Po dihet që distanca nuk ka mundësi të ruhet, sepse u ulëm të dy në një ulëse”, shprehet një qytetare.
“Nuk ka rregull fare, këtu kapërcehet kapacitet. Urbanët duhet të jenë në gatishmëri herë pas here jo të rrish 20 minuta, 30 minuta në stacion”, tha një i moshuar.
“Nuk jemi të sigurtë se nuk e përdorin të gjithë maskën që duhet, lëshohen njerëzit prandaj është pak vështirë”, u ankua një zonjë.
“Po të jenë të ndërgjegjshëm njerëzit duhet të ruajnë distancën, që të ruajnë në radhë të parë veten, pastaj të tjerët.”
Përpos frikës, faturinot na tregojnë se rënia e numrit të pasagjerëve vjen edhe nga fakti se gjatë muajit korrik qytetarët nuk kanë mundësi të përdorin abone.
“E kemi ngarkesën 30 veta tani, sot kemi qenë as 10 veta lart e poshtë. Besoj se edhe njerëzit tani këtë muaj që janë me lekë, me biletë pa abone, në shumë stacione që janë shumë të afërta personat nuk hipin. Se nuk mund të hipë ai për një stacion e të paguajë 40 lekë”, tha një prej faturinove.
Ndryshe nga sa ndodh në ambiente të tjera të mbyllura, në shërbimin urban vihet re fakti se qytetarëve në hyrje nuk u matet temperatura.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë