Dyfishohen të infektuarit me linë e majmunit në Serbi

10 Gusht 2022 | 16:04

Në një periudhë prej dhjetë ditësh, numri i të sëmurëve nga lija e majmunëve në Serbi është dyfishuar.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanovic Batut”, më 26 korrik ishin 10 pacientë, ndërsa më 5 gusht janë regjistruar 23 raste. Të gjithë të infektuarit janë meshkuj të moshës 22 deri në 44 vjeç.

Numri më i madh i personave të infektuar në Serbi është regjistruar në Beograd. Instituti i Shëndetit Publik të Qytetit deklaroi se nga 20 raste të regjistruara në Beograd, transmetimi lokal u konfirmua në nëntë, infeksion përmes kontaktit me një person të sëmurë në Serbi.

Në fund të korrikut, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli epideminë e lisë së majmunëve një emergjencë shëndetësore.

Deri më tani, pothuajse 27 mijë raste të sëmundjes janë konfirmuar në 88 vende, kryesisht në meshkuj që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Lija e majmunëve është një sëmundje endemike në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë

Çmimet e naftës bruto pësuan rënien e tyre më të madhe njëditore në javë të hënën, ndërsa investitorët rivlerësuan rreziqet për furnizimin global pas shenjave...
22:26 | 22/06/2026

Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)

Momente dramatike u regjistruan në lagjen Côte-des-Neiges të Montrealit, Kanada, ku tre persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit,...
20:03 | 22/06/2026

Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane

Kina ka vendosur kontrolle eksporti ndaj 10 kompanive amerikane të përfshira në fushën e mbrojtjes, në industrinë hapësinore dhe në atë të mineraleve të rralla,...
19:23 | 22/06/2026