Fusnin sende të ndaluara në qeli, pezullohen 5 punonjës të burgut të Rrogozhinës
Pesë punonjës të burgut të Rrogozhinës, mes të cilëve edhe ish-drejtori dhe shefi i policisë, janë pezulluar nga detyra pasi kanë lejuar futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara.
Skema u zbulua pas hetimeve disamujore nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Sipas hetimeve të SHKBB, që ka ekzekutuar edhe vendimet e gjykatës së Kavajës, këta punonjës kanë favorizuar disa të dënuar me futjen brenda qelive të sendeve të ndaluara
Ish-punonjësit e pezulluar janë Aleksander Rreza, ish-drejtor i komanduar ne IEVP Rrogozhine aktualisht me detyre Specialist Informacioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Petrit Skënderi, me detyrë ish-shefi i policisë në IEVP Rrogozhinë, aktualisht me detyrë specialist i Rrethimit të jashtëm në IEVP Vlorë; Rezart Vogli me detyrë specialist Finance në IEVP Rrogozhinë; Ilir Zhupani, me detyrë specialist i Rrethimit të Jashtëm në IEVP Rrogozhinë dhe Albert Doci me detyrë efektiv
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë