Spanjë, një tjetër rajon rikthen karantinën
Galicia, rajoni veriperëdimor i Spanjës, ka vendosur kufizime për 70 mijë persona këtë të diel, një ditë pasi në Katalonja u bë e njëjta gjë.
Nga e hëna e 6 korrikut e deri të premten, datë 10, banorët nk do të lejohen të dalin nga zona e tyre. Ndërkohë, më 12 korrik, Galicia mbn zgjedhjet rajonale.
Në qytezën Foz, të La Marinas, rulotat e turistëve, të parkuara buzë detit, u larguan me të dëgjuar lajmin, për të mos u bllokuar.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez u bëri thirrje banorëve të mos e ulin mbrojtjen nga COVID-19, por gjithashtu deklaroi se sistemi shëndetësor është më i përgatitur tani se në mars.
Ndërkohë, njerëzit brenda La Marinas do të lejohen të qarkullojnë vetëm për arsye pune.
Ministri rajonal i shëndetësisë, Jesus Vazquez Almuina tha në një konferencë për shtyp të dielën se përhapjet e reja të virusit kishin ndodhur për shkak të disa bareve në zonë. Nga 258 raste që ka pasur gjithsej Galisia, 117 ishin vetëm në qytezën e Lugos.
Autoritetet do të ulin kapacitetin e bareve me 50% dhe njerëzit do të detyrohen të mbajnë maska dhe në plazhe e pishina.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje