Berisha publikon denoncimin e qytetarit: Kam 5 ditë me shenja të COVID-19, askush nuk vjen të më bëjë tamponin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh zanor të një qytetari që pretendon se prej 5 ditësh vuan me shenjat e COVID-19 dhe askush nuk ka shkuar t’i bëjë tamponin.
Në mesazhin zanor dëgjohet denoncuesi i cili thotë se jeton vetëm, dhe se ka lajmëruar të gjitha instancat, që nga 127 deri tek mjeku i familjes, por nuk e ka ndihmuar askush.
“Jam një pacient, kam 5 ditë që vuaj me shenjat e COVID-19, kam njoftuar gjithë shtetin, kam marrë 127, Ministrinë e Shëndetësisë, mjekun e familjes, s’vjen njëri të më bëjë tamponin. Jetoj vetëm, fati më ka dënuar të jetoj, jetoj në Tiranë, tek rruga ‘Jordan Misja’.
Të lutem më ndihmo, të mos kenë edhe të tjerët fatin tim, bëje pubkli këtë rast. Për mua shteti ka falimentuar”, dëgjohet në mesazhin zanor të bërë publik nga ish-kryeministri.
“Braktisje kriminale skandaloze e të sëmurit me COVID! Dëgjoni thirrjen e tij! Turpi! Krim!”, shkruan z. Berisha.
Numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka ardhur duke u rritur gjatë ditëve të fundit. Vetëm sot u regjistruan 74 raste të reja dhe 3 viktima, ndërkohë numri total i të infektuarve është 1,183 dhe numri i viktimave ka shkuar në 79.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit