Hoti viziton Parisin para rinisjes së dialogut me Serbinë në Bruksel

7 Korrik 2020 | 07:36

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elize.

Dy ditë më pas, Macron do të presë presidentin serb Aleksandar Vucic. Të premten mbahet samiti virtual i Parisit, ku përveç kryeministrit Hoti, presidentit Macron e presidentit serb Vucic, do të marrë pjesë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell.

Të dielën më 12 korrik rinis dialogu në Bruksel.  Procesi i ndërprerë në nëntor të vitit 2018, do të vazhdojë nën mandatin e Borrell, dhe të emëruarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak. Ende nuk dihet përberja e ekipit negociator të Kosovës në dialog.

 

Lexoni gjithashtu:

Dialogu Kosovë-Serbi rinis më 12 korrik në Bruksel

Rama e Hoti diskutojnë konkretizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Tim Judah: Aktakuza për Thaçin u bë publike për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026