Alabbar tregon kur nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit, 5 ngjarjet
- Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit
Ndërtimi mund të nisë për 2 muaj ose 3 maksimumi. Kjo ishte deklarata e themeluesit të “Emaar Properties” Mohamed Alabbar për Euroneës Albania.
Ai tha se gjatë punës po përmirësojnë vazhdimisht detaje dhe për këtë arsye kostoja fillestare e projektit që parashikohej në 2 miliardë dollarë ose euro mund të rritet.
Sipas Alabbar porti turistik i Durrësit do të ofrojë mundësi argëtimi dhe do të ketë hapësirë për çdo kërkesë të klientëve.
Lexoni me shume: Mohamed Alabbar: Brenda 3 muajve nis ndërtimi i portit turistik të Durrësit
- Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, thotë Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses.
Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.
Vuçiç u shpreh se është gënjeshtër ajo që thuhet se Beogradi dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, por është Prishtina që e do diçka të tillë, shkruan Euronews Serbia.
Lexoni me shume: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, thotë Vuçiç
- Meta: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se në muajin shtator, kur dhe fillon sesioni i ri parlamentar, kjo forcë politike do të punojë për krijimin e një qeverie teknike.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se duhet t’i dilet për zot çështjes së negociatave, pasi sipas tij, me qeverinë aktuale nuk mund të ketë hapa para në këtë proces.
Lexoni me shume: Në shtator do punojmë për krijimin e një qeverie teknike
- Në kërkim nga SPAK, familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt

Familjarët e Ervis Martinajt, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) kanë denoncuar në polici se kane humbur kontaktet prej disa ditësh me të.
Martinaj është shpallur në kerkim nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.
Lexoni me shume: Në kërkim nga SPAK, familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt
- Kurti: Serbia mund të na sulmojë, por ne jemi gati
“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i situatës me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur.”
Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Lexoni me shume: Kurti: Serbia mund të na sulmojë, por ne jemi gati
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq