Ilir Meta: Balla e Rama dhanë garanci për manipulimin e dosjes së F.T
Ilir Meta reagoi edhe këtë të enjte në lidhje me debatin për dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Kryetari i Partisë së Lirisë shprehu gatishmërinë Parlamenti të mblidhet dhe të hedhë dritë mbi këtë çështje, për të cilën hodhi dyshime se mund të jetë pjesë edhe e një agjende anti-kombëtare.
“Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare,” – u shpreh Meta.
Ai hodhi akuza të forta në drejtim të Taulant Ballës, për të cilin tha se ka informacione se ka garantuar mbrojtje për personin që sipas tij ka manipuluar dosjen e F.T.
“Në rastin e Tao Taos, situata është shumë dramatike për shefin e Tao Taos, për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues për shkak se provohet se në kohën kur Ilir Meta ka qenë president i republikës, shefi i Tao Taos, ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të provuar të sigurimit të shtetit M.L. I dalluar si poli-agjent dhe një ish-SHIK-si A.H. për të manipuluar në mënyrë të qartë dhe shumë të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T. që është edhe shtetas amerikan,” – tha Meta.
Debati për dosjet e sigurimit nisi nga momenti kur Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Parlamentin të ndryshonte ligjin që t’i mundësohet hetimi edhe për personat që më herët kanë marrë certifikatën e pastërtisë nga Komisionet Bezhani dhe Mezini.
LEXONI GJITHASHTU:
Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
- 16:13 Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori
- 16:12 Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane
- 16:09 Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times
- 16:07 Vijojnë sulmet izraelite me dronë në jug të Libanit, 3 viktima
- 16:06 Sanksionet ndaj Rusisë, Bullgaria vendos “vijën e kuqe”: Nuk lejojmë dëmtimin e ekonomisë sonë
- 16:01 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Berlin: Evropa sot ka nevojë për guxim për zgjerim