5 ngjarje kryesore| 73 milionë të rinj të papunë, thotë raporti
- Raporti: 73 milionë të rinj të papunë vetëm në 2022
Të rinjtë janë prekur në mënyrë të ndjeshme nga efektet e pandemisë. Një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës tregon se nga fillimi i 2020-s, të rinjtë e moshave nga 15 në 24 vjeç kanë pësuar një humbje të vendeve të punës në përmasa më të mëdha krahasuar me të rriturit.
Konkretisht, numri i të rinjve të papunë ka arritur në 73 milionë njësi në vitin 2022, me shifrën që megjithatë shënon një përmirësim të lehtë krahasuar me atë të vitit 2021, kur numëroheshin 75 milionë të papunë.
Lexoni për më shumë: Raporti: 73 milionë të rinj të papunë vetëm në 2022

- Debat me Metën për ajrin në Tiranë, Veliaj: Ke nostalgji për kohën e ish-Sigurimit
Ilir Meta dhe Erion Veliaj u përplasën sot me deklarata në distancë në rrjetet sociale për cilësinë ajrit në Tiranë.
Ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që duke publikuar një foto të Tiranës ku dallohet ndotja e madhe, theksoi se tashmë është koha që kryeqyteti të marrë frymë.
Lexoni për më shumë: Debat me Metën për ajrin në Tiranë, Veliaj: Ke nostalgji për kohën e ish-Sigurimit

- Sugjerimi i nutricionistes: Pini ujë të nxehtë në verë
Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se gjatë stinës së verës duhet pirë ujë i nxehtë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
“Në mëngjes filloj me një gotë me ujë të nxehtë si në temperaturën e çajit, i hedh brenda disa fara chia që të gjithëve ju duhen për të furnizuar trurin apo çdo qelizë, mund t’i shtoj pak xhinxhër, pak limon,” – tha Dosti për Euronews Albania ndërsa theksoi se mos konsumimi i sasisë së duhur të ujit do të çonte në plakje të parakohshme.
Lexoni për më shumë: Sugjerimi i nutricionistes: Pini ujë të nxehtë në verë

- Një vit nga rënia e Afganistanit, vendi në krizë humanitare
Një vit nga marrja nën kontroll e vendit nga talebanët, vajzat në Afganistan vuajnë pasojat më të rënda të krizës, mes izolimit, urisë, mungesës së arsimit dhe depresionit.
Alarmi është dhënë nga organizata Save the Children, sipas të cilës i gjithë vendi është përfshirë nga një krizë humanitare, zgjidhja e së cilës qëndron në dhomat e pushtetit të liderëve politikë ndërkombëtarë, të cilët duhet të japin financime humanitare të menjëhershme.
Lexoni për më shumë: Një vit nga rënia e Afganistanit, vendi në krizë humanitare

- Inter prezanton fanellën e re: Është simbol i vlerave tona
Ekipi italian i Interit ka prezantuar fanellën e dytë e cila do ta shoqërojë për sezonin 2022-2023.
“Është më shumë se një fanellë, është simbol i vlerave tona. Ne jemi vëllezër dhe motra të botës. Ecim përpara që nga viti 1908”, shkruhet në postimin e klubit.
Lexoni për më shumë: Inter prezanton fanellën e re: Është simbol i vlerave tona
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje