‘Rusia sponsorizues i terrorizmit’, Parlamenti letonez miraton rezolutën

11 Gusht 2022 | 22:40

Ligjvënësit në Letoni e kanë cilësuar Rusinë një shtet sponsorizues i terrorizmit, duke përmendur si arsye pushtimin e rus të Ukrainës, aktivitetet e saj ushtarake në Siri dhe disa raste të helmimit të kritikëve të Kremlinit.

Parlamenti letonez miratoi rezolutën ku 67 deputetë votuan pro, dhe  16 abstenuan.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova reagoi duke e cilësuar rezolutën “ksenofobe”.

Përmes saj, ligjvënësit dënojnë “dhunën e Rusisë kundër civilëve në përpjekjet e shtetit për të përfituar politikisht” dhe dënojnë përdorimin e municioneve të ndaluara.

Parlamenti i Letonisë, u bëri thirrje edhe shteteve të tjera që t’i bashkohen në këtë vendim i cili erdhi vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u largua nga Letonia.

Një vizitë për të riafirmuar angazhimin dhe praninë e Uashingtonit në rajonin e Baltikut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026