Tkurret popullsia, në 8 qarqe zvogëlohet numri i banorëve

12 Gusht 2022 | 11:50

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Kjo sjellje po e çon shtesën natyrore në nivelet më të ulëta, ku ciftet nuk po zvëndësojnë vetveten.

Të dhënat e fundit tregojnë se në tremujorin e dytë 2022 lindën 5400 bebe, ose 15% më pak se vitin e kaluar.

Me këtë ecuri, në vitin 2022 një grua lind mesatarisht 1.32 fëmijë dhe që popullsia të mos tkurret, duhet që norma e lindshmërisë të jetë 2.1 fëmijë për grua. Për herë të fundit kjo normë u regjistrua 20 vjet më parë.

Janë 8 nga 12 qarqe që kanë regjistruar rënie të popullatës në peridhën prill-qershor, ku numri i vdekjeve ka qenë më i madh se lindjet. Në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës shtesa natyrore është pozitive.

Shqipëria prej 30 vitesh po ecën në këtë rrugëtim të humbjes së popullsisë, dhe përveç lindshmërisë, faktorë të tjerë që po shkretojnë vendin janë edhe emigrimi e plakja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026