Rama takim me opozitën parlamentare: I qëndrojmë marrëveshjes që kemi me PD-në

7 Korrik 2020 | 19:12

Pas një takim me opozitën parlamentare që ka zgjatur rreth 90 minuta, Kryeministri Edi Rama ka lënë në tryezën e diskutimit vetëm kërkesën për hapjen e listave, duke rrëzuar çdo pretendim tjetër. Por, për këtë tha ai duhet arritur një konsensus dhe me opozitën jashtë parlamentit.

“Kemi një konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën sigurisht që mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsensus tre palësh”, tha kryeministri.

Z. Rama duke e cilësuar idenë e hapjes së listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare një kërkesë të shumë qytetarëve, tha se, PS do t’i qëndrojë marrëveshjes që ka arritur me PD-në.

“Nuk mund t’i kthehemi marrëveshjes, është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD dhe këtë ne duhet ta mbajmë”, tha kreu i mazhorancës.

Deputetja, Rudina Hajdari  tha se nuk do të ketë tërheqje nga kërkesa për lista të hapura, duke e cilësuar si hap të dobishëm për të pasur garë në zgjedhjet e ardhshme. Nëse mazhoranca nuk pranon plotësimin e kësaj kërkesa, znj. Hajdari foli për bllokim të marrëveshjes PS-PD në Parlament.

“Ne kemi sot edhe kontrollin e parlamentin, sepse Edi Rama nuk i ka votat. Padyshim që do ta kushtëzojmë, jemi 29 deputetë që do ta kushtëzojë votën e tyre pa patur lista të hapura, nuk ka absolutisht shans që ne të votojmë”, u shpreh znj. Hajdari.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe kryetari i grupit Demokrat, Myslim Murrizi. Ai tha se, nuk votojnë asnjë “paraz” që kërkohet të shitet si marrëveshje.

“Nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk preket Kushtetuta dhe nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Z. Rama nuk është pro listave të hapura, është njëlloj si Basha dhe Kryemadhi nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues”, u shpreh z. Murrizi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026