Eksperti: Qeveria ka para për shtresat në nevojë, të ndalë koncensionet dhe abuzimet
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj thotë se qeveria shqiptare i ka paratë për të ndihmuar shtresat në nevojë, për shkak të rritjes së çmimeve.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Danaj u shpreh se ekzekutivi duhet të heqë dorë nga disa koncensione dhe të ndalë abuzimet, në mënyrë që paratë të shkojnë për të ndihmuar qytetarët.
“Në këtë moment të vështirë ekonomik që ne kemi, gjëja e parë që duhet të ishte bërë me këtë lloj inflacioni që kemi, duhet indeksimi i të ardhurave dhe pensioneve. Mund të bëhet sepse këto para mund të merren nga koncensionet, duhet të ulen abuzimet dhe vjedhjet.
Qeveria shqiptare është në gjendje që t’i përballojë. Të gjitha me këto taksa, me çmime stratosferike, taksat që nuk janë ulur kanë sjellë para në buxhetin e shtetit dhe këto para mund t’i rishpërndahen njerëzve”, theksoi ai.
Danaj pohoi se ishte për uljen e taksave dhe të TVSH-së.
“Që në muajin mars, kur filloja rritja e çmimit të karburanteve, unë kam qenë në favor të rishikimit të taksës dhe konkretisht të TVSH-së, kthimin e saj në vlerë nominale. Duke qenë që çmimet u rritën, propozova që qeveria shqiptare të qëndronte në nivelin e 2019-ës me taksat”, shtoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës