4 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Itali, mes tyre një shqiptar

14 Gusht 2022 | 10:52

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 4 të rinjve në orët e para të së dielës në  Godega di Sant’Urbano, Itali.

Një Volkswagen Polo, ku udhëtonin 4 të rinjtë të gjithë nga 18 deri në 19 vjeç, humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas doli nga rruga, ku u përplas më tej me një pemë dhe u përmbys në një kanal.

Asnjë nga të rinjtë nuk arriti t’i mbijetojë përplasjes së fortë. Mediat italiane shkruajnë se mes viktimave është edhe shtetasi shqiptar Xhuliano Këlliçi, 19 vjeç.

Alarmin e kishin dhënë menjëherë banorët e zonës pas zhurmës së fortë nga përplasja e mjetit. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, por asgjë nuk mund të bëhej për të rinjtë që kishin ndërruar jetë në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026