101 piktura grafike në 40 vjet, ekspozita e artisti Anastas Kostandininë Pogradec
Pas 40 vitesh karrierë si piktor, Anastas Kostandini i njohur me emrin Taso ka sjellë për herë të parë një ekspozitë në gravura. 101 të tilla janë ekspozuar ne galerinë e Pogradecit duke sjellë peizazhet e Pogradecit të vjetër, liqenit, natyrës dhe përditshmërisë.
Piktori i mirënjohur për stilin e tij unik nga mënyra se si luan me ngjyrat dhe objektet mes emocionesh tregon se nuk mund të linte pa ekspozuar këto grafika, ndërsa gjithçka që ai sjell e ka një mesazh kritik nga ai.
“Megjithëse kam 40 vjet që punoj, nuk është e nevojshme të braktisësh vendin që të kapësh Olimpin e artit. Edhe sot me zhvillimin teknologjik është e mundur të bësh art si murgjërit dikur të vetizoluar nëpër manastire. Unë jam shumë kritik dhe kam marrëdhënie dashuri-urrejtje me qytetin tim, sepse më dhimbset qyteti. Shumë gjëra kanë ndryshuar jo gjithmonë për mirë”, thotë artisti.
Janë të panumërt ata që e adhurojnë artin e Tasos dhe mënyrën se si ai i sjell punimet në ekspozita çfarë e bën artdashësin të “ngulet” para tyre.
101 gravurat e ekspozuara nuk një përzgjedhje rastësore e artistit por se pjesa tjetër e tyre pasi janë me qindra të tjera do të vijnë në kohë dhe vende të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta