Specialisti i shëndetit publik, Indrit Seferi: Situata është alarmante, e vetmja zgjidhje shtimi i testeve

8 Korrik 2020 | 09:42

Indrit Seferi, specialist i shëndetit publik dhe pedagog, thotë se situata në vendin tonë është alarmante dhe për këtë arsye kërkohet nga specialistët që të punojnë më me disiplinë për të bërë menaxhimin dhe udhëzimin e duhur.

Nga ana tjerë ai nënvizoi se gjithashtu nevojitet që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të përshtaten me realitetin e ri në ndërveprimin me njëri-tjetrin. Sipas z. Seferi shtimi i testeve është pika kyçe në luftën ndaj pandemisë pasi vetëm duke identifikuar të prekurit në masë të gjerë, kufizohet përhapja e virusit.

“Distancimi fizik dhe përdorimi i maskave janë të vetmet mënyra për të ulur infektimin në komunitet. Si specialist gjëja e vetme që rekomandoj është shtimi i testeve. Jo sepse testimi shëron individët, por me shtimin e testeve t’i ke një mundësi për të parë shpërndarjen e infeksionit në popullatë dhe nga ana tjetër bën parandalimin pasi duke i identifikuar të infektuarit, individi bëhet më i ndërgjegjshëm në ndërveprime dhe marrin masa për të parandaluar kontaktet me persona të tjerë. Pasi është gjë tjetër kur ti lëviz dhe nuk e di se je me COVID dhe kur je i diagnostifikuar”, u shpreh z. Seferi.

Ndaj për këtë arsye specialist i shëndetit publik thotë se, duhen rritur kapaciteti i testeve, por bën thirrje për vendosjen e kritereve në mënyrë që të jenë të standardizuar pasi rezultatet e tyre në të kundërt nuk do të jenë të besueshme.

Gjithashtu, z. Seferi thotë se ka dhe një tjetër masë që duhet marrë në mënyrë që Shqipëria të jetë e suksesshme në parandalimin e përhapjes së virusit. Sipas tij nevojitet shtimi i punonjësve në sistemin shëndetësor publik.

“E shoh të vakët deri diku promocionin shëndetësor nga ekspertë që merren me edukimin shëndetësor. Kam parë më shumë mjekë klinicistë që kanë dalë kanë komunikuar me auditorin, por për hir të së vërtetës nuk kam parë specialistë që merren me edukimin e komunitetit apo bizneseve. Duhet investuar në këtë pjesë pasi komuniteti pret udhëzime nga institucionet e shëndetësisë”, tha ai.

Thembra e Akilit sipas tij është se duhej krijuar një strategji e qartë që në ditët e para të mbërritjes së COVID-19 në vendin tonë dhe më pas të bëhej përshtatja në bazë të krijimit të realiteteve të reja. Seferi thotë gjithashtu se nga vendet e tjera më të zhvilluar duhet përfituar duke bërë përshtatjen e strategjive të tyre të suksesshme dhe jo duke i kopjuar pasi duke mbrojtur popullatën mbrohet dhe ekonomia e vendit.

Lexoni gjithashtu:

Specialisti i shëndetit publik, Indrit Seferi: Situata është alarmante, e vetmja zgjidhje shtimi i testeve

Solis: ISHP s’ka kapacitete, privati të lejohet të kryejë testime, po i afrohemi Kinës për mungesë transparence

2 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026