Mjeku analizon numrat për Tiranën: Minimalisht duhet dhjetëfishuar numri i testeve

8 Korrik 2020 | 09:59

Ilir Pecnikaj, mjek dhe pedagog, me ironi shprehet se e vetmja gjë që po shkon mirë në vendin tonë në menaxhimin e pandemisë është se çdo gjë po shkon keq. Biomjeku thotë se sa i takon testimeve, jemi ende shumë larg mesatareve të vendeve të Bashkimit Europian.

Duke marrë në analizë të dhënat për kryeqytetin, z. Pecnikaj thekson se, për çdo person pozitiv që ka rezultuar gjatë javëve të fundit duheshin kryer 35-40 teste, në një kohë kur në Tiranë mesatarja e tamponëve ka qenë 50 në ditë në total.

“Jam marrë shumë gjatë në analizimin e testimeve që janë bërë në vendin tonë dhe në vendet e BE-së, duke i krahasuar. Po jap disa të dhëna, në vendin tonë është bërë një tampon për 117-118 banorë, në një kohë kur mesatarja në BE është 1 për 10 banorë. Nëse në BE bëhen 200 tamponë dhe mesatarisht vetëm një del pozitiv, në Shqipëri ky raport është 1 me 4.

Në Tiranë, në javën e fundit kemi pasur 35-40 persona pozitivë në ditë. Këta persona gjatë kohës së inkubimit që është 6 deri në 14 ditë, këta persona janë takuar minimalisht me 3-4 persona në ditë. Pra janë takuar me 40 persona gjatë inkubimit, pra automatikisht duhet bërë minimumi 10 fish më tepër tamponë. Por, në Tiranë asnjëherë nuk i kalojmë 50 tamponë në ditë. Është një çorganizim, fatkeqësisht i organizuar. Nuk duhet t’ia lëmë mos dijes por duhet t’ia kthejmë mos dashjes. Për mendimin tim kjo është shumë e rëndë”, u shpreh mjeku.

Lidhur me të dhënat që publikohen zyrtarisht në vendin tonë, mjeku thotë se saktësia e tyre është shumë e dyshimtë sepse asnjëherë nuk është bërë asnjë kontroll i dytë për këto shifra. Por sidoqoftë nisur nga këto të dhëna të deritanishme, z. Pecnikaj thotë se nuk mund të thuhet se vendi ynë e ka kaluar pikun e COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

Specialisti i shëndetit publik, Indrit Seferi: Situata është alarmante, e vetmja zgjidhje shtimi i testeve

Solis: ISHP s’ka kapacitete, privati të lejohet të kryejë testime, po i afrohemi Kinës për mungesë transparence

2 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026