Rehabilitohen 40 qendra shëndetësore, Manastirliu: Synojmë shërbim me standarde

15 Gusht 2022 | 20:01

Ministrja e Shëndetësisë Orgerta Manastirliu thotë se gjatë këtij viti do të rikonstruktohen më shumë se 40 qendra shëndetësore në gjithë vendin.

Nga qyteti i Orikumit, ajo deklaroi se synimi është që shërbimi mjekësor të arrijë standarde europiane.

“Për këtë vit do jenë më shumë se 40 qendra shëndetësore që do të rehabilitohen, pas përfundimit të më shumë se 300 qendrave në këto vite, kemi kaluar në një fazë të re që të gjithë infrastrukturën e qendrave shëndetësore ta kemi me standarde. Qendra e Orikumit do të jetë pjesë e këtij projekti, janë 4 qendra në Vlorë dhe Sarandë që janë pjesë e programit tonë”, tha Manastirliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026