Ish-ministri Tavo: Nëse qeveria vijon me neglizhencë, situatën e shoh pesimiste

8 Korrik 2020 | 14:34

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo thotë se qeveria nuk ka pasur asnjë strategji të qartë dhe transparente për përballimin e pandemisë së COVID-19. Ai akuzon se, kryeministrin është përpjekur që ta përballojë këtë situatë me propagandë.

“Nuk ka ekzistuar një strategji solide, e qartë dhe transparente. Është lënë në dorë të spontanitetit dhe improvizimit. Kryeministri nuk është mjet që të dilte të bënte deklarata në emër të Komitetit të Ekspertëve. Asnjë prej homologëve të tij në rajon nuk ka bërë një gjë të tillë”, tha Tavo.

Madje sipas ish-ministrit as shifrat që jepen zyrtarisht për të infektuarit dhe viktimat nga coronavirus nuk janë realë. “Numrat nuk janë realë, sepse numri i tamponëve ishte minimale për të pasur një panoramë të situatës së epidemisë dhe nga ana tjetër nuk ka pasur transparencë. Padyshim që numri është më i lartë”, tha ai.

Madje, Tavo tha se, duke krahasuar kurbën e të infektuarve ajo ngjan vetëm me Iranin. Sipas tij Komiteti i Ekspertëve ka qenë nën presionin e kryeministrit dhe nuk e ka kryer detyrën në mënyrë të pavarur.

“Po të shikojmë diagramën e numrit të të infektuarv do të shikojmë që është një kurbë qesharake dhe nuk mund ta kuptojë askush nga ekspertët e fushës. Ngjan vetëm me kurbën e Iranit dhe me asnjë vend tjetër. Që do të thotë në të dy rastet, si në Iran dhe këtu ka raste të pa deklaruara dhe janë mbajtur sekret”, tha Tavo.

“Unë nuk mund ta kuptoj arsyen pse kanë zgjedhur këtë taktikë. Buxhet ka mjaftueshëm, por në vend që buxheti të përdoret për popullatën, ky fond është përdorur për tenderë sekretë. Neglizhenca në fushën e mjekësisë nuk është gabim, por krim dhe çohet në ndjekje penale”, shtoi ai.

Ish-ministri vijoi më tej duke thënë se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe se është e domosdoshme kryerja e testimeve masive. Ndaj sipas Tavos duhet lejuar kryerja e testimeve dhe në laboratorët dhe spitalet private por kjo gjë tha ai nuk lejohet pasi dalin zbuluar.

“Nuk duan që të ketë transparencë ndaj nuk e lejojnë pasi ndryshe dalin lakuriq para publikut dhe u dështon propaganda dhe parada e sukseseve imagjinare”, tha ai.

Në një kohë kur para pak ditësh qeveria fliste për sukses, tashmë tha Tavo po akuzohet populli. “Nëse do të vazhdojë me këtë neglizhencë nga ana e qeverisë ku deri dje këndonin dhe cicëroni duke shfaqur suksese imagjinare dhe tani nuk flasin më për pandeminë, atëherë kuptohet që situatën e shikoj me pesimizëm”, përfundoi Tavo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026