Albin Kurti po e përdor debatin mbi shaminë politikisht për vota, sipas gazetarit
“Debati në Kosovë mbi mbajtjen e shamisë është politik dhe po përdoret nga kryeministri Albin Kurti.”
Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, gazetari Vullnet Krasniqi.
Sipas tij, bazuar në deklaratën e Kurtit se është i gatshëm të lejojë mbajtjen e shamisë në shkolla e institucione publike që 16-vjeç, tregon se ai kërkon vota prej tyre.
“Debati në Kosovë është politik. Nëse e sheh deklarimin e kryeministrit Kurti i cili foli për këtë çështje, që tha po jam i gatshëm për ta vendosur në moshën 16-vjeçare. Në fakt, nuk është 16 vjeç vetëm për shami, ai po e përdor shaminë për të hapur një debat tjetër, për t’i lejuar që të votojnë 16 vjeçarët. Ai e ka përmendur në mënyrë sporadike, kryeministri do të lejojë edhe 16-vjeçarët të jenë pjesë e votimeve. Nuk mundesh në moshën 16-vjeçare të marrësh një vendim politik”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.