Festohet Shën Mëria, besimtarët ortodoksë pelegrinazh në manastirin e Zvërnecit

16 Gusht 2022 | 13:02

Një pelegrinazh me qirinj në duar iu drejtua portës së Manastirit të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit. Është dita e lindjes së Shën Mërisë.

“Në kohën e komunizmit, këtu piqeshin mishra, verë. Tani kohët kanë ndryshuar, këtu vijnë edhe myslimanë edhe të krishterë. Në krahasim me vjet ka më pak njerëz”, shprehen disa besimtarë.

Për ata që kujtojnë Shën Mërinë do të thotë më shumë lehtësim dhe besim për të ardhmen.

E njohur si pashka e vogël, ky kremtim fetar mbledh edhe shumë kureshtarë turistë të krishterë ose të besimeve të tjera.

At Jani Tereziu foli pêr rëndësinë e kësaj dite, ndërsa tha se numri i vizitorëve ka nisur të shtohet mbas pandemisë.

“Për të gjithë kudo që janë, mirësi, dashuri, shëndet dhe mirësi në familjet tona. Ka pasur lëvizje, por në krhaasim me para pandemisë është në rënie”, tha ai.

Simbolikë e festës është edhe marrja me vete e degës së dafinës që gjendet në afersi të manastirit.

Ajo futet në shtëpi duke besuar se sjell fat. “Dita e ngjitjes së Zonjës” vazhdon më pas për besimtarët me festime në familjet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026