Debati mbi shaminë ‘përplas’ pedagogen me gazetarin | 5 zhvillime kryesore
- ‘A do e mbuloje vajzën që fëmijë me shami?’, debati mes pedagoges dhe gazetarit
Pedagogia Malvina Tafçiu dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë debatuar me tone të ashpra rreth diskutimit të ngritur nga komuniteti mysliman në Kosovë për lejimin e shamisë për vajzat myslimane në shkolla.
Teksa ishin në intervistë për “Euronews Albania”, Krasniqi tha se mbajta e shamisë s’mund të fillojë që në moshën 16-vjeçare, pasi nuk është moshë në të cilën një vajzë mund të vendosë vetë për veten e saj.
Ai iu drejtua pedagoges Tafçiu, nëse do e lejonte që vajza e saj të mbulohej që në moshë të vogël.
Lexoni për më shumë: ‘A do e mbuloje vajzën që fëmijë me shami?’, debati mes pedagoges dhe gazetarit

- Albin Kurti po e përdor debatin mbi shaminë politikisht për vota, sipas gazetarit
“Debati në Kosovë mbi mbajtjen e shamisë është politik dhe po përdoret nga kryeministri Albin Kurti.”
Kështu u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania”, gazetari Vullnet Krasniqi.
Sipas tij, bazuar në deklaratën e Kurtit se është i gatshëm të lejojë mbajtjen e shamisë në shkolla e institucione publike që 16-vjeç, tregon se ai kërkon vota prej tyre.
Lexoni për më shumë: Albin Kurti po e përdor debatin mbi shaminë politikisht për vota, sipas gazetarit

- Vajzat që mbajnë shami përballen me diskriminim, thotë pedagogia
Pedagogia, Malvina Tafçiu shprehet pro mbajtjes së shamisë në shkolla apo institucione publike.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tafçiu tha se vajzat përballen me diskriminim që në momentin që vendosin të mbajnë shaminë.
Ajo theksoi se vetë e ka vendosur shaminë në një moshë madhore.
Lexoni për më shumë: Vajzat që mbajnë shami përballen me diskriminim, thotë pedagogia

-
Shitën ar të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy italianët në Elbasan
Dy shtetas italianë janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi kishin kontrabanduar dhe shitur nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro.
Fortunato Maddaloni 67 vjeç banues në Napoli dhe Riccardi Gennario 76 vjeç banues në Milano, u vunë në pranga në flagrancë në një argjendari, teksa po tentonin që të shisnin përsëri ar të rremë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy italianët për të cilët “Euronews Albania” ka siguruar fotot, kanë shitur ar në formë kokrrizash në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022.
Lexoni për më shumë: Shitën ar të rremë me vlerë 200 mijë euro, arrestohen dy italianët në Elbasan

- Aksidenti te “Kodra e Diellit”, ndërron jetë një prej të plagosurve
Ka ndërruar jetë një prej personave të aksidentuar një ditë më parë nga një 29-vjeçarja Elinta Garo.
Begzan Hysa nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, nga aksidenti i ndodhur në kryeqytet, afër zonës që njihet si “Kodra e Diellit”.
Ndërsa, më herët gjatë ditës së sotme, është bërë i mundur arrestimi i drejtueses së mjetit, Elinta Garos.
Lexoni për më shumë: Aksidenti te “Kodra e Diellit”, ndërron jetë një prej të plagosurve

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.