Albana Vokshi: Situata nga COVID-19 jashtë kontrollit, mungesa e transparencës më e rrezikshme se vetë pandemia
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga COVID-19 dhe 68 persona janë infektuar ditën e sotme.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha për Euronews Albania se situata është tërësisht jashtë kontrollit, jo vetëm lidhur me shtimin e rasteve me COVID-19 në vendin tonë, por edhe me rritjen e numrit të jetëve të humbura nga virusi.
Ajo tha se kryetari i PD, Lulzim Basha nisur nga kjo situatë tepër shqetësuese ka mbledhur grupin e ekspertëve me mjekë dhe ekspertë të njohur të fushës për të ndarë shqetësimet me ata çfarë po kalojnë shqiptarët.
“Jo vetëm rritja e shifrave të rasteve pozitive, por ajo që e bën edhe më shqetësuese është rritur edhe numri i jetëve të humbura.
Edhe humbja e dy mjekëve të cilët me aq sa kemi info mund të jenë infektuar në QSUT. Kjo dëshmon që situata është jashtë kontrollit të institucioneve, çka tregon se masat nuk kanë qenë të duhurat. Tashmë edhe sakrifica shumë e madhe e tre muajve izolim total i gjithë shqiptarëve nuk ka shërbyer që qeveria të ndërmarrë masat e nevojshme”, tha znj. Vokshi.
Ish-deputetja e PD ngriti shqetësimin e mungesës së tamponëve ndaj qytetarëve që kanë shenja të COVID-19 dhe kërkojnë të testohen, ndërsa shtoi se mungesa e plotë e informacionit dhe transparencës është më e rrezikshme se sa vetë pandemia.
“Nuk thuhet se jemi në një valë të dytë apo në pikun e kalimit të COVID, sepse nga ana e qeverisë i gjithë informacioni është sekret. Nuk ka transparencë.
Në takimin me grupin e ekspertëve dhe mjekëve, asnjë nuk dinte të thoshte sa prej të prekurve që deklarohen çdo ditë vijnë nga spitale të ndryshme publike që janë kthyer në vatra infeksioni dhe sa prej tyre jashtë qendrave shëndetësore.
Ka shumë denoncime që vijnë pranë grupit të punës të PD që thonë se dyshojnë se janë të prekur dhe nuk iu bëhet tamponi”, tha ish-deputetja e PD.
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq