Kina dërgon trupa në Rusi për stërvitje të përbashkët ushtarake

17 Gusht 2022 | 15:52

Një kontigjent i trupave ushtarake kineze do dërgohen në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”, shkruan REL.

Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.

Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve, të cilat udhëhiqen nga Rusia, janë mbajtur edhe në të kaluarën.

“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.

Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026