Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane

17 Gusht 2022 | 16:01

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetarja Ortensa Budlla solli rastin e një turisteje e cila ishte dërguar me urgjencë drejt maternitetit të Tiranës.

Sabrina, 23 vjeç kishte ardhur me pushime bashkë me të fejuarin 27-vjeçar në Sarandë. Ajo nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte shkuar në urgjencën e Sarandës. Gazetarja tregoi se pas një qetësuesi, vajza ishte larguar, por dhimbjet kishin nisur përsëri.

Në këto kushte, mjekët e Sarandës thanë se vajza ka nevojë për një ndërhyrje që nuk mund të kryhej në qendrën shëndetësore atje, ndaj u transportua menjëherë në maternitetin e Tiranës.

Menjëherë gjendja e saj shëndetësore u stabilizua, ndërsa mjekët pohuan se një vonesë e vogël mund t’i kishte kushtuar jetën.

27-vjeçari që e shoqëronte u shpreh se shërbimi mjekësor ishte fantastik dhe mund ta krahasonte me atë në Itali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026