Pushime mbi pemë, risia e veçantë në Belgjikë për turizëm brenda kufijve

9 Korrik 2020 | 10:59

Të kushtëzuar nga përhapja e coronavirus shumë ide të reja kanë lindur sesi mund të kalohen këto pushime verore pa kaluar kufijtë.

Dhe për qytetarët në Belgjikë është ofruar një zgjedhje shumë interesante, të pushosh në një tendë të ndërtuar sipër pemës.

Një eksperiencë e re për të gjithë ata që kanë mundësi ta përjetojnë.

Këto tenda janë ide e artistit  holandez Dre Vapenaar, të cilësuara më shumë si instalacione arti se tenda të prodhuara për tregti.

Kreu i  zyrës së turizmi në qytetin lindor të Borgloon, ku janë vendosur katër tenda përgjatë një fushe me pemë e lule, tha se prenotimet ishin të shpejta.

Sipas tij, gjasat janë që njerëzit të kenë nxituar t’i prenotojnë për shkak të udhëzimeve të qeverisë për të favorizuar pushimet në Belgjikë e jo në një shtet të huaj.

Vizitorët shprehen se janë shumë të rehatshme. Një natë në këto tenda kushton 70 euro e mund të flenë dy persona, dhe brenda kanë edhe tualet.

Këto tenda janë projektuar në vitet 1990 për të mbështetur aktivistët e mjedisit që kërkuan të ndalonin prerjen e pemëve.  

Tenda të tilla  janë ekspozuar në New York dhe në të gjithë Evropën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026