Manastirliu: Situata serioze, pavarësisht investimeve sistemi i shëndetësisë ende delikat për të përballuar fluks të madh

9 Korrik 2020 | 12:51

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi sot në parlament se situata me COVID-19 në Shqipëri është serioze dhe kërkon një ndërgjegjësim më të madh nga qytetarët në mënyrë që t’i respektojnë rregullat, pasi sistemi i shëndetësisë mund të mos e përballojë fluksin e rasteve në rritje.

Gjatë fjalimit të saj ministrja ia faturoi shpërhapjen e infeksionit “relaksimit” dhe “neglizhencës së qytetarëve” ndaj masave parandaluese dhe për këtë apeloi respektimin e masave.

“Të mos e vendosim sistemin shëndetësor në stres të pamerituar. Sepse nuk kemi një sistem shëndetësor të investuar në dhjetëra e dhjetëra vite sa të mendojmë se mund ta përballojmë një fluks shumë të madh. Janë vetëm 7 vite e pak, që është investuar në këtë sistem dhe është ende shumë delikat për të përballuar atë që mund të vijë, jo për arsye të mospërgatitjes dhe mosimpenjimit real të qeverisë shqiptare, por për atë që mund të vijë nga relaksimi, nga neglizhenca, nga moszbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masave të thjeshta,” – u shpreh ministrja Manastirliu teksa apeloi mbajtjen e maskës dhe respektimin e protokolleve nga sipërmarrjet.

Në fjalimin e saj, Manastirliu iu shmang temës së testimeve ndërsa tha se gjatë kësaj periudhe qeveria kishte shtuar kapacitetet e hospitalizimit, pavarësisht mosbesimit dhe kritikave.

“Kur përpara pak kohësh inauguruam me kryeministrin Rama spitalin e ri dhe shtuam me 100 shtretër kapacitetin për trajtimin e pacientëve me COVID, atëherë thanë pse po bëhet kjo, virusi iku. Dhe akoma mes nesh ka që thonë se s’ka Covid! Po nuk e besoni, shkoni tek infektivi, ku aktualisht 6 persona janë të intubuar, mes tyre tre janë në moshë të re: 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë. Kush e konsideron lojë apo konspiracion, na rrezikon të gjithëve, Duhet marrë me shumë seriozitet kjo situatë, është shumë serioze,” – u shpreh ministrja.

Gjatë së enjtes në parlament u kalua në ligj akti normativ i 27 majit, që dënon me gjobë 700 mijë lekë sipërmarrjet turistike në bregdet që nuk respektojnë rregullat anti-COVID. Në ndryshimin e bërë thuhet se në rast përsëritje sipërmarrjes i mbyllet veprimtaria.

Për këtë ministrja paralajmëroi se çdo shkelje do të ndëshkohet pasi “konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetarëve” dhe nëse “s’ka shëndet, s’ka ekonomi”.

 

Lexoni gjithashtu:

82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të sëmurëve rëndë

Sallabanda: Situata me COVID-19 në Shqipëri atipike, duhen siguruar spitalet, të kthehen në qendra me zero infeksion

Testimet për COVID-19, Hoxha: QSUT i ka pajisjet dhe mund të bëjë deri në 1000 teste në ditë

Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të...
22:23 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026