Ministri i Shëndetësisë akuzon Vetëvendosjen për rritjen e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

9 Korrik 2020 | 14:35

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje për përhapjen e COVID-19 në Prishtinë. Zemaj, duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të VV-së, tha se pandemia ka futur në kolaps shumë sisteme shëndetësore anë e mbanë botës dhe se as Kosova nuk është imune.

Numri një i shëndetësisë në Kosovë nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi.

 “Nuk duhet të përdorni analogji të ndërmarrjes së masave në një situatë të caktuar kur e gjithë bota ishte në konfuzitet se çka është COVID-19. Dhe për këtë arsye, ndërmarrja e masave, qofshin edhe ato kufizim dhe rikthim në kufizim, tani janë përgjegjësi e IKSHPK-së dhe ne i përkrahim plotësisht.

Duhet ta dini dhe mos ta përdorni e keqpërdorni, sepse COVID-19 ju prek edhe juve. Dhe këtë duhet ta kishit pasur parasysh edhe me datën 12 qershor”, tha ministri Zemaj.

Këtë e ka kundërshtuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu i cili theksoi se në gjendjen ku ndodhet vendi për shkak të keqqeverisjes, e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet.

“E tërë kjo është e qartë se vendi po shkon në një gjendje të pasigurisë, dhe çdo gjë mund të jetë e pritshme.

Vendin e futët në një gjendje ku fjala e vetme që na mbetet ta themi është ‘në dorë të Zotit’. E nga kjo dilet vetëm me largimin tuaj, vetëm me zgjedhje të reja dhe me një legjitimitet të ri”, tha deputeti i VV.

Nëpërmjet shifrave, ministri Zemaj tentoi të bindë deputetin Aliu se përgjegjësia mbetet e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dhe tani po të tregoj ty dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës se çka ka bërë COVIDI-i pas datës 12 qershor vetëm në komunën e Prishtinës. Total pas datës 10 qershor i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur dhe 826 janë aktivë. Kjo është përgjegjësi e juaja, e papërgjegjësisë që i keni nxjerrë ata njerëz, nuk i keni mbrojtur.

Nuk e keni respektuar distancën, nuk i keni respektuar masat mbrojtëse. Prandaj, kjo është përgjegjësi politike, morale, etike, profesionale”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 214 raste pozitive me COVID-19, çka përbën edhe një rekord të ri sa i përket numrit të të prekurve që nga fillimi i marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026