Ilir Beqaj akuzë ministres së Shëndetësisë: Në 4 muaj asnjë gjobë për pishinat dhe plazhet
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është treguar i ashpër me drejtuesen aktuale të këtij dikasteri. Beqaj tha se, pavarësisht se, ka një Akt Normativ që prej fundit të muajit maj për pandeminë, që përcakton rregulla për plazhin dhe pishinat, ende nuk ka asnjë gjobë për shkelësit. Sipas ish-ministrit ndonëse pishinat janë ende të ndaluara, ato çdo fundjavë janë të hapura.
“Ka që në muajin maj që ndalohet përdorimi i pishinave publike, por çdo fundjavë pishinat publike përdoren. Nuk ka nevojë për trupë inspektuese, mjafton Instagrami i celebriteteve shqiptare me forma, për të kuptuar shkelet apo nuk shkelet ky ndalim. Beteja me COVID-in është beteja në territor, por kërkohet padyshim që trupat inspektuese të jenë në krye të detyrës”, u shpreh z. Beqaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë u tregua ironik dhe për diskutimet në Parlament duke thënë se, çështja e pandemisë u prek vetëm pas më shumë se 3 orë diskutime.
“Këtu u diskutua për popullin, për interesin e popullit dhe çfarë është bërë me këtë popull për 30 vjet, po duhej të kalonin 3 orë e 16 minuta, që të vinte pika e rendit të ditës, që ne këtu të kujtoheshim për hallin më të madh që ka sot çdo shqiptar”, tha z. Beqaj.
Ish-ministri dënoi nga ana tjetër sulmin ndaj shefes së Infektivit në QSUT, Najada Çomo. Beqaj foli për sulme politike duke u marrë me pamjen e jashtme të Çomos, ndaj ai i kërkoi falje mjekes dhe familjes për këtë sulm që siç e konsideroi ai “të turpshëm”.
Lexoni gjithashtu:
82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të sëmurëve rëndë
Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq