Mbretëresha Elizabeth në Has, Morina: Mbi 80% e hasjanëve mbijetojnë falë Anglisë
Në sheshin e qytetit të Hasit do të vendoset një monument i Mbretëreshës Elisabeth të Anglisë.
Një vendim i tillë po ndërmerret në shenjë respekti ndaj mbretëreshës së vendit ku çdo familje ka më shumë se dy emigrantë në Angli.
Kryetari i bashkisë së Hasit, Liman Morina tha në një intervistë për Euronews Albania se ky vendim u mor për të shprehur mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar që siç theksoi është i vetmi burim mbijetese për hasjanët.
Sipas tij, prej më shumë se 6 vjetësh Hasi është lënë në harresë të plotë nga qeveria çka i ka detyruar shumë të rinj dhe jo vetëm të largohen, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Morina tha se aktualisht çdo familje hasjane ka 1 ose më shumë pjesëtarë të vet në këtë shtet.
“Mbi 80 për qind e hasjanëve mbijetojnë falë ndihmës që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Çdo familje ka një person në Angli. Aktualisht edhe të punësuarit duan të ikin, pasi rrogat janë minimale. Muajt e fundit ka një trend shumë të lartë largimesh”, thotë kryebashkiaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë