Testimet e COVID-19, Rakacolli: Brenda javës tjetër hapet laboratori i dytë në QSUT

9 Korrik 2020 | 17:41

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha për Euronews Albania se rritja e numrit të të prekurve më COVID-19 në vendin tonë ishte e pritshme, por shifrat e fundit ishin jashtë parashikimeve, ashtu siç është edhe vetë virusi, i cili sipas saj po tregon deri tani se është i paparashikueshëm.

“Parashikimet i kishim bërë duke menduar se do të vazhdonin të respektoheshin masat siç u respektuan në karantinë. Në fakt, jemi të gjithë dëshmitarë që kjo nuk ndodhi. Pati një lloj entuziazmi se virusi u zhduk. Pati një ditë me vetëm në rast me COVID-19 dhe njerëzit e lëshuan kujdesin dhe vëmendjen për të mos u infektuar”, tha znj. Rakacolli.

E pyetur lidhur me shqetësimin e shprehur nga shumë qytetarë se nuk u bëhet tamponi edhe pse kanë shenja të qarta klinike të COVID-19, zv/ministrja tha se kërkesat për bërje tamponi janë realizuar në 90 për qind, ndërsa e lidhi refuzimin për bërje tamponi në disa raste me faktin se virusi nuk shfaqet brenda ditësh dhe bërja e tamponit më herët mund të mos tregojë që je bartës i virusit.

“Tamponi më përgjithësi, mbi 90 për qind e kërkesave janë plotësuar. Kritere janë të qenët simptomatik dhe kontaktet e ngushta, të cilat gjenden nga hetimi epidemiologjik. Kërkesa bëhet ose tek 127, ku tregohen shenjat dhe kur gjykohet e arsyeshme merret tamponi, ose te mjeku i familjes.

Ka një pjesë të njerëzve që kërkojnë të bëjnë tampon nga paniku, kur kanë një afërm me COVID. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse nëse unë kam ndenjur me një njëri pozitiv e kam marrë sot, nesër dal testi negativ. Kjo më ul vigjilencën se them nuk kam gjë dhe më del virusi pas 3 ditësh. Këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, u shpreh zv/ministrja.

Ajo tha se brenda javës tjetër do të hapet një laborator tjetër brenda QSUT u mund të kryhen tamponë për COVID-19.

E pyetur lidhur me mundësin e kryerjes së testeve të COVID-19 në laboratorë privatë, znj. Rakacolli tha se bërja e testeve të PCR kërkon biosiguri të lartë dhe në Shqipëri laboratori i ISHP ka certifikim nga OBSH që t’i bëjë analizat. Thënë kjo sipas saj, kjo analizë mund të kryhet në laboratorë privatë nëse ato janë të certifikuara nga OBSH.

 

Lexoni gjithashtu:

Sa para ka shpenzuar shëndetësia për COVID? 14 tenderë nuk janë publikë

Manastirliu: Situata serioze, pavarësisht investimeve sistemi i shëndetësisë ende delikat për të përballuar fluks të madh

Mjeku shqiptar: Në Suedi kushdo mund të bëjë testin e COVID, kushton 50 euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026