Vladimir Putin dhe Xi Jinping do të marrin pjesë në Samitin e G20-s në Indonezi
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jinping do të marrin pjesë në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara të botës (G20), që do të zhvillohet në muajin nëntor në Bali të Indonezisë.
Lajmi u konfirmua nga një këshilltar i Presidentit të Indonezisë, Joko Widodo për agjencinë e lajmeve, Reuters.
“Jokowi më tha se Xi dhe Putin po planifikojnë të marrin pjesë në Bali,” u shpreh këshilltari Andi Widjajanto, i cili drejton Institutin Kombëtar të Rezistencës në Indonezi.
Zyrtarët në Indonezi janë përballur me presion nga vendet perëndimore për të tërhequr ftesën e saj drejtuar Putinit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
Indonezia ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas, Volodimir Zelenskin për të marrë pjesë në samitin e Balit.
Presidenti Jokowi ka kërkuar të pozicionohet si ndërmjetës me Rusisë dhe Ukrainës, ku ka patur takime me homologët e dy vendeve dhe ka bërë thirrje për përfundimin e luftës.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Memo urdhëron ICE-në të ndalojë raportimin e vdekjeve të të burgosurve të sapoliruar
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 21:31 Ambasdori shihet duke kaluar në protestën përpara Kryeministrisë
- 21:28 Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
- 21:28 Hamza: Ballafaqohemi çdo ditë me çmime të larta, kjo duhet ta ketë një fund
- 21:21 Memo urdhëron ICE-në të ndalojë raportimin e vdekjeve të të burgosurve të sapoliruar
- 21:14 Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 21:11 SHBA vendosin sanksione të reja ndaj rrjetit që kontrabandonte gaz të lëngshëm nafte iraniane