Berisha: Pasaporta e artë, thirrje kriminelëve për të ardhur në Shqipëri

19 Gusht 2022 | 12:20

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje, narkotrafikant dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri”.

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, këtë të premte.

Sipas tij, dhënia me koncension nga qeveria të pasaportave për shtetasit e huaj që mund të investojnë në Shqipëri, është mekanizmi i fundit pas legalizimit të kanabisit dhe amnistisë fiskale, për ta shndërruar vendin në parajsën e drogës dhe të trafiqeve.

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje, narkotrafikant dhe kriminelë të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës, bashkohuni në Shqipëri. Partia Demokratike deklaron se pas nismës për legalizimit të kanabisit, amnistisë fiskale, pasaporta e artë është dhe mekanizmi i tretë dhe i fundit i trinomit të shndërrimit të Shqipërisë në parajsën tokësore të drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal, evropian dhe botëror.

Pashaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon, është një mundësi e përdororur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja. Kurse, pasaporta e artë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë siç është Shqipëria, është një kanal i zi për të larë narkoeurot e trafikantëve të rajonit”, theksoi kryedemokrati.

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Përmes një VKM-je, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.

Por Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se arte. Euroneës Albania pyeti zyrën e shtypit të BE, lidhur me këtë nismë të qeverise shqiptare.

Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian, deklaroi se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026