Unitet për të mbrojtur luftën çlirimtare, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën
Katër ditë përpara se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan një rezolutë për unitet politik dhe qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
Në rezolutën prej dhjetë pikësh për “Unitetin politik dhe qytetar, në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, me propozim të deputetes së Aleancës Kosova e Re, Mirlinda Sopi Krasniqi.
Njëra prej pikave thekson se Kuvendi i Kosovës i respekton Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kërkon që puna e tyre të bazohet në respektimin e ligjeve të Kosovës dhe të rregullave ndërkombëtare për funksionimin e tyre.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet e mundshme procedurale, të bëra me rastin e publikimit të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” – thuhet në rezolutë.
“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e gatshme për ta vërtetuar drejtësinë e luftës mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është edhe sot e gatshme ta bëjë të njëjtën gjë me Dhomat e Specializuara,” – vazhdohet më tej.
“Pastërtia e luftës së UÇK-së është vërtetuar disa herë në proceset e zhvilluara nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, siç janë: UNMIK-u [misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë], Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, EULEX-i [misioni i Bashkimit Evropian] dhe drejtësia vendore,” – sqarohet në rezolutë.
Aty po ashtu theksohet se Kuvendi i Kosovës “e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.
Kuvendi, përmes rezolutës, “rithekson faktin se në Kosovë, shteti serb ka kryer spastrim etnik, duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth një milion qytetarë; ka vrarë mbi 12,000 civilë, në mesin e të cilëve mbi 1,300 fëmijë; ka kryer më shumë se 400 masakra; ka dhunuar rreth 20,000 gra dhe vajza, si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumentet kulturore, fetare e historike dhe infrastrukturën e Kosovës”.
Kuvendi po ashtu kërkon që sa më parë të zgjidhet çështja e personave të zhdukur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
“Heshtja ndaj këtyre krimeve, në Kosovë kuptohet si amnisti dhe tolerim ndaj krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë”, thuhet në rezolutë.
Rezoluta u miratua me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës