‘Luftë’ për impiantin atomik, Rusia kërcënon fikjen, Guterres: I përket Ukrainës
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka kërkuar palës ruse që kontrollon centralin bërthamor në Zaporizhia që të mos e shkëpusin atë nga Ukraina.
Reagimi i numrit një të Kombeve të Bashkuara erdhi gjatë një vizite të kryer të premten në qytetin-port të Odesës, pak orë pasi shërbimet ukrainase të inteligjencës paralajmëruan se rusët kishin në plan të fiknin centralin.
“Është e qartë që elektriciteti që vjen nga Zaporizhia është elektricitet ukrainas. Ky parim duhet të respektohet plotësisht”, ka deklaruar Guterres.
Ai ka shtuar gjithashtu se të gjitha aktivitetet ushtarake përreth centralit duhet të marrin fund dhe t’i lejohet aksesi një ekipi të posaçëm të OKB-së.
Por për Moskën, krijimi i një zone të demilitarizuar pranë kompleksit bërthamor është i pamundur, pasi vetëm sistemet ajrore ruse e mbrojnë atë nga katastrofa.
“Demilitarizimi i centralit do ta bënte atë akoma më të cenueshëm”, ka deklaruar Ivan Nechayev, nëndrejtor i zyrës së shtypit pranë Ministrisë së Jashtme ruse.
Impianti bërthamor në jug të Ukrainës është më i madhi në Evropë dhe të dyja palët, ukrainasit dhe rusët, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime të rrezikshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak