CNN shkruan për Ksamilin: Është përrallor

19 Gusht 2022 | 16:09

Media prestigjioze CNN ka listuar disa nga vendet më të vizituara për këtë sezon turistik, sidomos për amerikanët. Ksamili ishte një prej tyre.

“Shumë më pak i vizituar nga turistët se Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Gadishulli Ballkanik i Shqipërisë është një sekret që ruhet nga afër mes udhëtarëve të zgjuar,”-  shkruan CNN.

Media e përshkruan Ksamilin jo vetëm përrallor, por dhe tepër të lirë. Ushqimi, historia, mikëpritja dhe natyra janë disa nga elementët që e kanë vënë këtë vend në qendër të vëmendjes së amerikanëve.

Sipas përshkrimit, ju mund të shijoni ushqimin e shijshëm dhe të lirë, ndërsa vështroni peizazhin e mrekullueshëm të detit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026