Ambasada Gjermane: Karantinë e detyrueshme për ata që vizitojnë Shqipërinë, vend me rrezikshmëri nga COVID-19

10 Korrik 2020 | 11:01

Ambasada Gjermane në Tiranë u drejtoi të premten një apel për kujdes emigrantëve shqiptarë dhe shtetasve gjermanë që kërkojnë të kalojnë pushimet verore apo dhe qoftë të vizitojnë Shqipërinë.

Përmes një deklarate për shtyp Ambasada thotë se Shqipëria kategorizohet me rrezikshmëri të lartë prej pandemisë së COVID-19, nuk ofron kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ka kapacitete të kufizuara testimi për COVID-19, nuk ofron testime sipas dëshirës dhe se kjo mund të detyrojë vendosjen në karantinë për 14 ditë pas kthimit në Gjermani.

Në njoftimin e saj Ambasada thotë se për shkak të situatës me pandeminë mund “të ndihmojë vetëm në një masë të kufizuar” në rast se gjatë qëndrimit në Shqipëri mbyllen kufijtë.

Për të gjithë ata që do të kthehen më pas në Gjermani do të kërkohet vendosja në karantinë për 14 ditë.

“Menjëherë pas kthimit duhet të lajmëroni institucionin kompetent shëndetësor në vendin tuaj të banimit/qëndrimit në Gjermani dhe t’i nënshtroheni një vetë-izolimi/karantine shtëpiake prej 14 ditësh. Detyrimi për karantinë shtëpiake/vetë-izolim vlen për të gjithë nënshtetasit, edhe për ata gjermanë, dhe pavarësisht qëllimit të udhëtimit,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Për çdo shkelje të karantinës parashikohen gjoba të majme, ndërsa theksohet se emigrantët mund t’u kërkojnë autoriteteve lokale në Gjermani që të testohen, testim “i cili do të shkurtonte kohën e izolimit”.

Gjermania raporton rreth 200 mijë raste me COVID-19, prej të cilave të paktën 9,125 kanë përfunduar me vdekje.

Ndërkohë në Shqipëri janë raportuar 3,278 raste, nga të cilat 85 kanë përfunduar me vdekje. Ajo që e cilëson situatën “me rrezikshmëri” është fakti se javët e fundit në Shqipëri ka pasur një prirje në rritje të rasteve dhe fataliteteve.

 

Lexoni gjithashtu:

2 viktima dhe 90 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Shqipëri

Një punonjëse rezulton e infektuar me COVID-19, mbyllet kopshti Nr.45 në Tiranë

Testimet për COVID-19, Hoxha: QSUT i ka pajisjet dhe mund të bëjë deri në 1000 teste në ditë

Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026