AKU bllokon thertoren e paligjshme në Gjirokastër, konfiskohet mish pa vulë

20 Gusht 2022 | 12:09

Të shunën AKU ka bllokuar thertoren e paligjshme dhe ka konfiskuar  mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare në Gjirokastër.

AKU njofton se janë konfiskuar 50.9 kg mish në thertoren në pronësi  të shtetasit “M.Ç”, ku është është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike.

“Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masë të menjëhershme të bllokimit të ambienteve të therjes, bllokimin dhe sekuestrimin e sasisë së mishit në sasinë e 50.9 kg të gjendur në subjekt, duke e ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Për therje të paligjshme dhe tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, AKU bëri kallëzim për rastin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.

Gjithashtu në një njësi tregtimi mishi, është konstatuar se tregtohej, mish i papajisur me vulë dhe certifikatë veterinare.

“Në subjekt janë gjendur edhe  produkte të tjera, me afat të kaluar përdorimi. Për shkeljet e konstatuara, subjekti është gjobitur me masë administrative “gjobë”, është bërë konfiskimi i menjëhershëm i produktit mish të gjendur në sasinë e 30.9 kg dhe bllokimi i sasisë së produkteve të tjera me afat të kaluar përdorimi”, njofton AKU.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026