“Ti Kryeministër, unë President”, Basha: Rama do pazar për zgjedhjet

10 Korrik 2020 | 13:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar prishje të marrëveshjes së 5 qershorit, miratimin e listave të hapura dhe ndalimin e koalicioneve para zgjedhore në Parlament. Z. Basha tha se, kryeministri është në panik dhe kërkon “pazar” politik për heqjen e koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme dhe ndarjen e pushtetit.

“Me aktin e sotëm, Edi Rama ka hedhur në erë marrëveshjen. Rama thotë heqim koalicionet, ti Kryeministër, unë President. Kështu e shikon Edi Rama marrëveshjen si një pazar”, tha z. Basha, duke shtuar “Pazar kërkoi, por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë”.

Sipas tij çdo ndryshim i rregullave të lojës për zgjedhjet e ardhshme është dhunim flagrant i marrëveshjes së arritur më 5 qershor. Z. Basha tha se, miratimin e marrëveshjes në Parlament po e kërkojnë dhe ndërkombëtarët pa bërë asnjë ndryshim tjetër një vit para zgjedhjeve.

“Nuk ka cirk që e ndal rotacionin politik. Angazhimi ynë është që ta sjellim me sa më pak kosto për vendin. I bëj thirrje që sa nuk është vonë të marrë të gjitha masat dhe të pranojë realitetin e pashmangshëm se askush nuk është i përjetshëm në pushtet. Të lejojë rotacionin me votë të lirë”, tha kreu i PD.

Kryeministri, Edi Rama deklaroi gjatë daljes së sotme për mediat se është i gatshëm ta bëjë z. Basha pjesë të fitores. “Është e qartë që unë nuk punoj që PS të humbi zgjedhje dhe të fitojë Lulzim Basha dhe PD. Patjetër që jam gati ta bëj Bashën pjesë të fitores, por nuk jam i gatshëm që të bëjmë gjithçka që të humbasim”, tha z. Rama.

Lexoni gjithashtu:

Kryeministri Rama: Do të mbështesim hapjen e listave, PD të ndalë kërcënimet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026