Dyshime për eleminim fizik të Ervis Martinajt dhe detajet nga hetimet | 5 zhvillime

Sekuestrimi i pasurive të Vis Martinaj
20 Gusht 2022 | 16:49
  • A është vrarë Ervis Martinaj? 10 ditë hetime, administrohen të dhëna kontradiktore

Prej 10 ditësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj.

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Martinaj kërkohet edhe nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizua për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.

Lexoni për më shumë: A është vrarë Ervis Martinaj? 10 ditë hetime, administrohen të dhëna kontradiktore

  • Eleminim fizik i Ervis Martinajt? Gazetari Ferhati tregon detaje nga hetimet

Gazetari Eni Ferhati deklaroi se duke iu referuar hetimeve 10 ditore ka dyshime që Ervis Martianj të jetë eliminuar fizikisht.

Ferhati mënvizoi se Policia është vënë në lëvizje referuar faktit se ndaj kujt kundërshtarve ishte ekspozuar Martinaj, pasi sipas tij ishte i përfshirë në shumë ngjarje kriminale të ndodhur vitet e fundit.

Lexoni për më shumë: Eleminim fizik i Ervis Martinajt? Gazetari Ferhati tregon detaje nga hetimet

  • Pasaportat e arta, dhjetra vende japin shtetësinë për investime

Dhjetra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian ofrojnë programe për përfitimin e lejes së qëndrimit e më pas shtetësisë, në këmbim të investimit në këto shtete.

Hedhja e idesë së qeverisë shqiptare për të nisur dhënien e “pasaportave apo vizave të arta” nuk është e re, madje ka vite që aplikohet nga shumë shtete në mbarë botën.

8 vendet që japin më shpejt pasaportën në këmbim të investimit në kompani, blerjes së pasurive të patundshme apo dhurimit të një shume parash për bamirësi janë Malta, Vanuatu, Grenada, Saint Kitts dhe Neviss, Saint Lucia, Dominica, Antigua e Barbuda dhe Mali i Zi.

Lexoni për më shumë: Pasaportat e arta, dhjetra vende japin shtetësinë për investime

  • Tjetër video/ Kryeministrja finlandeze vallëzime intime në një klub privat

Në Finlandë ka dalë një video e re që tregon kryeministren Sanna Marin të kryejë sjellje intime me një burrë, teksa vallëzon në dhomën e një klubi në Helsinki.

Episodi daton më 6 gusht, gjatë së njëjtës fundjavë kur u mbajt festa private e shfaqur në videon e parë.

Disa media lokale bëjnë të ditur se ato ditë kryeministrja ishte në detyrë dhe nuk ia kishte kaluar pushtetin ministrit të Mbrojtjes, sikurse ka bërë në raste të tjera.

Lexoni për më shumë: Tjetër video/ Kryeministrja finlandeze vallëzime intime në një klub privat

  • Rrëzohet qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Lexoni për më shumë: Rrëzohet qeveria e Dritan Abazoviç në Mal të Zi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026