‘Turistët’ zbulues rusë sulmojnë si terrorist ushtarët në Gramsh’, reagon Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh, nga dy ushtarë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se rusët u fshehën si turistë dhe sulmuan si terroristë.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit
Ndër të tjera, kryedemokrati theksoi se ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rusë nga kryeministri Edi Rama.
Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit.
Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë.
Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij.
Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç.
Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas.
Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal