Blogerë apo spiunë? Çfarë fotografuan rusët në Shqipëri
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Në rrjetet e tyre sociale, ata kanë postuar fotografi të bunkerëve dhe tuneleve të nëndheshme në vendin tonë.
“Shumica e dyerve në bunkerët shqiptarë janë prej betoni. Më rrallë ka dyer çeliku (me beton brenda)”, përshkruhet në foton që tregon derën prej betoni të një tuneli të nëndheshëm.

“Qëllimi i bunkerëve mund të jetë i ndryshëm: nga strehimoret dhe depot deri tek prodhimi nëntokësor”, thuhet në foto ku tregohet një strehimore.

Një tjetër foto, është ajo e postuar e një prej këtyre shtetasve brenda një tuneli.
|Në përgjithësi dera e blinduar prej çeliku është një kafshë e rrallë. Kafsha e rrallë është një idiomë, do të thotë jashtëzakonisht e rrallë”, shkruan ai.

“Bunkerët janë ndërtuar në punimet e minierës dhe të përfunduara me beton për kallep. Në krye të saj shpesh janë të dizajnuara me izolim plastik”, është përshkrimi i një fotoje tjetër teksa në foto është një person i cili fotografon.

LEXONI GJITHASHTU
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës