Rusët në Shqipëri edhe një vit më parë, thotë gazetari

21 Gusht 2022 | 15:51

Gazetari Isa Myzyraj tha në një intervistë për Euronews Albania se 2 shtetasit rus dhe ai ukrainas kishin qenë dhe më parë në Shqipëri.

Sipas një vëzhgimi që ai kishte bërë në rrjetet e tyre sociale, 3 personat kanë qenë një vit më parë në të njëjtën periudhë në vendin tonë.

Në verën e vitit 2021, ata kanë hyrë në bazën ushtarake të Pasha Limanit, sipas Myzyrajt. Asokohe, 2 rusët dhe ukrainasi kanë vizituar dhe plazhet në jug të Shqipërisë dhe qëndrimi i tyre ka zgjatur rreth 2 javë.

Gazetari u shpreh se këtë vit, ata janë pre tre javësh në Shqipëri.

Katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas incidentit të ndodhur në ish-uzinë e armëve në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë mbrëmjen e së shtunës.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026