Blogerë apo spiunë? 5 zhvillimet nga ngjarjet në Gramsh dhe Poliçan

21 Gusht 2022 | 17:59
  • Fotografonin uzinën e armëve në Poliçan, arrestohen 4 shtetas çekë

Katër shtetas çekë janë arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë uzinës së armëve në Poliçan.

Burime bëjë me dije se çekët u arrestuan nga policia ushtarake që ruan ambientet e ish-uzinës së armëve.

Lexoni për më shumë: Fotografonin uzinën e armëve në Poliçan, arrestohen 4 shtetas çekë

Një nga ushtarët e plagosur
  • ‘Humba shikimin për një moment’, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh

Një nga ushtarët e sulmuar nga rusët në uzinën ushtarake në Gramsh, tha se kishte djegie në fytyrë dhe se i kishte ikur shikimi për disa minuta.

Tekaa u vizitua nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në ambientet e spitalit të QSUT-së, ushtari tha se e neutralizoi shtetasin rus derisa erdhën patrullat e policisë.

Lexoni për më shumë: ‘Humba shikimin për një moment’, flet ushtari i sulmuar nga rusët në Gramsh

  • Policia zbarkon në uzinën e Gramshit, merren në pyetje ushtarakët dhe banorët

Në uzinën e armëve në fshatin Çekin të Gramshit kanë mbërritur edhe strukturat e policisë që do të hetojnë mbi ngjarjen.

Ata kanë nisur të marrin në pyetje efektivët që ruajnë uzinën e armëve si dhe të grumbullojnë dëshmitë e banorëve që kanë asistuar në momentin e përleshjes se ushtarëve shqiptarë me rusët e ndaluar.

Lexoni për më shumë: Policia zbarkon në uzinën e Gramshit, merren në pyetje ushtarakët dhe banorët

Policia prane uzines se Poliçanit
  • ‘Gratë i prisnin jashtë’, policia jep detaje nga arrestimi i çekëve në Poliçan

Policia e qarkut të Beratit, ku përfshihet edhe Poliçani ka dhënë detaje rreth incidentit të ndodhur sot në ish-uzinën e armëve, ku u arrestuan 4 shtetas çekë teksa fotografonin në ambientet e kësaj uzine.

Përmes një njoftimi për mediat policia sqaron se fillimisht në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Lexoni për më shumë: ‘Gratë i prisnin jashtë’, policia jep detaje nga arrestimi i çekëve në Poliçan

  • Autoritetet kërkojnë informacione nga ambasada për ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Prej 12 orësh nuk ishte bërë me dije emri i tretë i personit të ndaluar në uzinën e Gramshit pasditen e të shtunës.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se bëhet  fjalë për një ukrainas të quajtur Fiodor Mihailoviç.

Lexoni për më shumë: Autoritetet kërkojnë informacione nga ambasada për ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026