Policia e Pakistanit akuzon ish-kryeministrin për terrorizëm

22 Gusht 2022 | 07:10

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, sipas ligjeve kundër terrorizmit.

Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë.

Tensionet janë të larta në vend, teksa mbështetësit e ish-liderit të mbledhur jashtë shtëpisë së tij janë zotuar se do të ketë trazira nëse ai arrestohet.

Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan ka qenë një kritik i zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit.

Policia njoftoi akuzat pasi politikani akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili është vetë i arrestuar nën akuzat për kryengritje.

Në një fjalim publik të shtunën, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare femër për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar të kolegut të tij në parti.

“Duhet të përgatiteni gjithashtu pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai në fjalimin, duke iu referuar drejtpërdrejt dyshes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit

Rusia njoftoi se ka  pushtuar qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar ushtarak ukrainas në rrugën për në qytetet e fundit të mëdha...
09:20 | 04/07/2026

Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas

Autoritetet në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, dhe rajonin përreth Leningradit thanë të shtunën se zona pësoi një sulm të madh me dronë...
09:15 | 04/07/2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe ylli i NFL-së, Travis Kelce, janë martuar, me çiftin që e konfirmoi lajmin përmes përfaqësueses së Swift-it, Tree...
09:13 | 04/07/2026