Ish-ministri Panariti: Shtoni testet, përndryshe do ta pësojmë keq në vjeshtë

12 Korrik 2020 | 09:15

Ish-ministri, Edmond Panariti thotë se qeveria duhet të marrë masa për rritjen e numrit të testeve pasi me këto shifra tamponësh që po kryhen aktualisht, rrezikojmë që në vjeshtë të mos e kemi nën kontroll COVID-19. Përveç shtimit të testeve, ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-ministri i Jashtëm thotë se duhet shtuar dhe kapaciteti i shtretërve për të përballuar fluksin e pacientëve me coronavirus.

“Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash. Përndryshe do ta pësojmë keq. Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve. Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë. Përndryshe do ta pësojmë keq”, shprehet ish-ministri.

Sipas z. Panariti gjithashtu duhen respektuar masat si distancimi dhe përdorimi i maskës pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të fitohet beteja me COVID-19.

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë! Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin. Edhe për shumë muaj që do vijnë! T’i thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik. T’u thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë! E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa. Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale. Nëse ne do t’i ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit”, shprehet z. Panariti.

Lexoni gjithashtu:

4 viktima në 24 orët e fundit, 83 raste të reja të infektuar me COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026