Nuk respektuan kufizimin e lëvizjes, arrestohen 11 persona në Prizren

12 Korrik 2020 | 12:33

Në 24 orët e fundit në Prizren janë arrestuar 11 persona, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Në Raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar të cilët ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje, njëri prej të dyshuarve e kishte kanosur njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur  jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19. Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri  i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar ë mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së.

Ndërsa 5 personat e tjerë janë arrestuar pasi kishin lëvizur jashtë orarit të lëvizjes dhe pas intervistimit rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026