136 të prekur me COVID-19 dhe 6 të vdekur në Maqedoninë e Veriut

12 Korrik 2020 | 18:29

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 136 raste të reja nga 991 teste të kryera dhe 6 viktima në 24 orët e fundit.

Epiqendra e virusit vijon të jetë Shkupi me 46 raste të reja, 6 në Kumanovë, 7 në Dibër, 14 në Shtip, 12 në Tetovë, 9 në Strugë, 2 në Ohër dhe 13 në Gostivar.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 123 pacientë janë shëruar në orët e fundit.

Autoritetet bënë më dije se dy prej viktimave ishin nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari.

Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 382, ndërsa vendi numëron 3,526 raste aktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026